VIDEO | Interi e Çelsi dëfrehen, tronditet Leverkuzen

Janë mbyllur të gjithë sfidat e vlefshmë për fazën e 1/16-ave të Europa League, duke përcaktuar kështu 16 ekipet, të cilat kanë kaluar në fazën e 1/8-ave. Interi dhe Çelsi fituan dhe ndeshjet e kthimit pa probleme, ku mposhtën respektivisht Rapidin e Vjenës dhe Malmon.

Matia Vesino në mnutën e 11-të dhe Andrea Ranokia shtatë minuta më vonë, zgjidhën shpejt takimin për Interin, i cili e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Në fraksionin e dytë, gjeti golin dhe Ivan Perishiç, i cili shënoi në minutën e 80-të, po ashtu dhe Politano tre minuta nga fundi.

Ndërkohë, Çelsi triumfoi ndaj Malmos me shifrat 2-0 në “Stamford Bridge”, në një ndeshje që e zgjidhi vetëm në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Oliver Zhiru në minutën e 55-të, ndërsa Ros Barklej dyfishoi në minutën e 74-të, pas një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte.

Në minutën e 84-të ishte Hadson-Odoi, i cili shënoi golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes. Në sfidat e tjera, ra në sy triumfi i Slavias së Pragës në Belgjikë ndaj Genkut me shifrat 1-4. Në Spanjë, ekipi i Renës ka triumfuar me shifrat 1-3, duke lënë jashtë Betisin.

Bajer Leverkusen – Krasnodar 1-1
Shënues: Aranguiz 87’ / Sulejmanov 85’

Benfika – Gallatasaraj 0-0

Betis – Ren 1-2
Shënues: Lo Selso 41’ / Bensebaini 22’, Hunu 30’

Çelsi – Malmo 3-0
Shënues: Zhiru 55’, Barklej 74’, Hadson-Odoi 84’

Dinamo Kiev – Olimpiakos 1-0
Shënues: Sol 32’

Genk – Slavia Praga 1-4
Shënues: Trosard 10’ / Kufal 23’, Traore 54’, Skoda 64’, 69’

Inter – Rapid Viena 4-0
Shënues: Vesino 11’, Ranokia 18’, Perishiç 80’, Politano 87’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *