VIDEO | Inter rikthehet në “shina”, djemtë e Spaletit bindin ndaj Parmës

Interi është rikthyer të fitojë në Serie A pas tre ndeshjesh. Zikaltrit mundën në transfertë Parmën me rezultatin 0  – 1, që është shumë i gënjeshtërt, pasi skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti dominoi përgjatë të gjithë 90 minutave.

Protagonist i takimit të sotëm ishte argjentinasi Luataro Martinez, të cilit i mjaftuan vetëm dy minuta lojë për tundur rrjetën e ekipit kundërshtar në minutën e 79-të.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 43 pikëve, duke mbajtur diferencën me ndjekësit e Romës e Lacios, të cilët kanë 5 pikë më pak se zikaltërit. Një detaj tjetër interesant mbi formën që po kalon Interi është se ata nuk shënojnë më shumë se një gol që prej barazimit 2 – 2 ndaj Romës më datë dy dhjetor.

Inter 1 – 0 Parma
Shënues: Martinez 79′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *