VIDEO | Insinje “shkund merimangat”, mahnitet Mertens!

Ardhja e Karlo Ançelotit në stolin e Napolit ka dhënë një efekt shumë pozitiv te lojtarët dhe skuadra. Mbi të gjitha te një lojtar, Lorenco Insinje. Karleto ka modifikuar rolin e 27-vjeçarit në fushën e blertë dhe një gjë e tillë po jep frytet e veta.

Më pak në krah e më shumë në qendër. Më pak detyra mbrojtëse e më shumë… gola! Insinje po e bën mirë një gjë të tillë dhe gëzon një formë fantastike.

Kjo gjë vihet re dhe në stërvitjet e Napolit. Insinje ka shënuar së fundmi një gol shumë të bukur në stërvitje, që merr dhe reagimin e Mertens. Një goditje me të djathtën dhe topi në trekëndësh. Goli befason dhe sulmuesin belg, i cili e shfaq me mimikë ndjesinë e përjetuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *