VIDEO | Iniesta e Podolski “fundosen” në minutën e 104-të, heroi është një portier

Një ndeshje e çmendur është zhvilluar në javën e parafundit të kampionatit japonez. Takimi ndërmjet Shimizu S-Pulse dhe Visel Kobe ka pasur gjithçka që mund të kërkoni nga një ndeshje futbolli, por edhe më shumë se aq.

Pika kulminante e takimit ishte padyshim goli i portierit të Shimizus në minutën 14-të kohës shtesë që çoi shifrat në barazim 3 – 3. Arsyeja për shtesën e stërzgjatur ishte një dëmtim i rëndë dhe një sherr që përfshiu lojtarët e stafet drejtuese të të dyja skuadrave.

Në minutën e 87-të, vendasit e Shimizus ngushtuan diferencën në 2 – 3, ndërsa gjatë kohës shtesë dominoi loja me faulle dhe ngacmimet mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *