VIDEO/ Incidenti para hyrjes së tifozëve, një police goditet nga një shishe me ujë

Edhe pse  disa minuta na ndajnë nga derbi mes Tiranës dhe Partizanit, tifozët vazhdojnë të jenë më të shumtë në numër jashtë stadiumit “Air Albania” se sa në shkallët e tij. Duke ditur edhe rëndësinë e ndeshjes policia ka vendosur të ndërmarrë masa të rrepta sigurie, në mënyrë që shmangen incidentet.

Por rregullat e policisë janë përplasur me ato të ultrasve, me këta të fundit që refuzojnë kategorikisht t’u tregojnë mjetet e tyre të identifikimit. Pas çarjes për pak minuta të rrethimit policor, tashmë një punonjëse e rendit është goditur fizikisht prej njërit prej tifozëve. Sipas asaj që raporton “Supersport” një shishe uji e hedhur në drejtim të saj ka sjellë edhe këtë incidenet në hyrjen e stadiumit “Air Albania”. Ndërkohë pas këtij episodi është vënë re edhe një ekzaltim i turmës së tifozëve të gjendur në hyrjen e stadiumit./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *