VIDEO | Incidentet mes tifozëve, katër persona u goditën me thikë

Edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha për takimin mes Intrerit dhe Napolit, vëmendjen më të madhe e kanë marrë tifozët. Jo vetëm koret raciste ndaj Kulibalis, por edhe incidentet jashtë stadiumit. Sipas asaj që shkruan imediat italiane 4 persona janë plagosur me thikë para ndeshjes së mbrëmshme dhe janë shoqëruar drejt spitalit.

Tre prej tyre janë në gjendje shëndetësore të mirë dhe janë larguar pasi janë mjekuar, ndërsa njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën dhe vijon të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve.

Siç shihet dhe nga pamjet, tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë hedhur mjete piroteknike dhe janë dashur më shumë se 100 forca policie për të kthyer qetësin. Një ngjarje aspak e hijshme, e cila i humbet bukurinë sportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *