VIDEO/ Ilir Daja ndal për herë të parë Tiranën e Egbos, Lika “duhet të mbajë në krahë” Hoxhallarin

0

Tirana është ndalur për herë të parë dhe nuk ka arritur të fitojë, që nga koha kur te bardheblutë ka arritur Egbo. Korçarët arritën të shënonin në pjesën e parë me Dejvi Bregun, që ka gjasa të jetë i fundit për Skënderbeun.

Kjo pasi ky futbollist mund të transferohet në Rusi, atje ku merkato mbyllet në 21 shkurt. Përgjatë 90 minutave kemi pasur një dominim të lojës nga bardheblutë, ndërsa nga ana tjetër po shfrytëzoheshin gabimet e bëra në prapavijë. Pëllumbi fali golin e dytë me portën e boshatisur, kur shifrat ishin ende në 0-1.

Por Kale do të gjente barazimin në 1-1, në minutën e 80 të takimit, që ishte edhe rezultati përfundimtar. Ndërsa një gabim i Ilion Likës do të rezultonte fatal në minutat e fundit, me portierin e Tiranës që duhet të mbajë në krahë Erjon Hoxhallarin që u kthye në hero dhe hoqi topin nga rrjeta, sepse në të kundërt Gripshi do i dërgonte shifrat në 1-2. /Sport Ekspres/

 

Tirana: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Osmani, Doka, Batha, Celhaka, Torrasa, Cale, Cobbina, Ngo

Skënderbeu: Kolici, Imami, Pëllumbi, Pollozhani, Meksi, Dita, Elezi, Daja, Gripshi, Bregu, Pusi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.