(VIDEO) Ikardi shou, Spaleti hesht vërshëllimat!

0

Interi nuk përmbahet. Mauro Ikardi gjithashtu… Dopietë në “Olimpico” të Romës dhe një fitore 3-1 në përmbysje, pasi verdhekuqtë kaluan përpara me anë të Xhekos. Por, Spaleti e kishte studiuar mjaft mirë dhe me argjentinasin në sulm, që mori përdore të tijtë, arriti të shënonte dy herë (Vesino goli i tretë), duke heshtur stadiumin dhe duke treguar se këtë vit, ndoshta s’do të ketë më luhatje, ose të paktën kështu shpresojnë tifozët zikaltër.

https://www.youtube.com/watch?v=7lqjBy4VZq4

Natyrisht, në momentin më të mirë të Romës, erdhën edhe shtyllat, si ajo e Naingolanit, por edhe e Kolarovit dhe Perotit. Ishin tri shtylla, në fund, ato që vendosën, teksa Ikardi i depozitoi në rrjetë rastet. Spaleti largohet nga ish stadiumi i tij me vërshëllima, por me vendin e parë në kasafortë, ashtu si Juventusi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.