VIDEO/ Idhulli i ri te Milani, Theo Hernandez është më sulmues se…Piatek

Idhulli i ri te Milani quhet Theo Hernandez. Futbollisti i ardhur nga Reali i Madridit po i dëshmon të gjitha vlerat e tij në Seria A me kuqezinjtë, pavarësisht se këta të fundit janë në një nga momentet më të vështira në vitet e fundit.

Pjesa e parë ndaj Bolonjës është mbyllur në shifrat 1-2, teksa Piatek realizoi fillimisht nga penalltia. Si gjithmonë, sulmuesi polak mund të realizojë vetëm nga 11 metrat dhe me topin e ndaluar, ndërsa këtë sezon ka shënuar 3 të tillë.

Ndërkohë goli i dytë ndaj Bolonjës erdhi nga Theo Hernandez. Me këtë tundje të rrjetës, ka arritur në 4 gola të shënuar në Seria A për këtë kampionat dhe duhet ta theksojmë, është vetëm mbrojtës i majtë. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/semo33x/status/1203772132297256962