VIDEO/ Ideja e Aletiko Madridi është brilante, gjyshi dhe foshnja: Tjetër mënyrë për të kuptuar jetën

Teksa afrohemi me Krishtlindjet gjithmonë e më shumë, por edhe me festat e fundvitit, klubet në Europë kanë nisur me disa ide të veçanta për të treguar mbështetjen për klubin e tyre. Por video e ardhur dhe punuar nga Atletiko Madridi, është një kategori tjetër.

Si një film me metrazh të shkurtër duket, teksa gjyshi që gjendej në shtëpi dhe ishte i apasionuar pas futbollit merret në telefon dhe lajmërohet se sapo i ka lindur nipi. Menjëherë shkon për ta parë dhe për t’i bërë dhuratën. Ndërkohë, sapo shkon te vendi, sheh se një tjetër familjar mbante një dhuratë në dorë dhe po shkonte për të parë foshnjen.

Menjëherë gjyshi gjen një rrugë të shkurtër për të mbërritur i pari te dhoma e foshnjes dhe i vesh fanellën e Atletiko Madridit. Kur familjari tjetër troket në derë dhe hyn brenda, gjen foshnjen me fanellën e klubit spanjoll, duke fshehur dhuratën e tij që dukej e parëndësishme. “Një tjetër mënyrë për të kuptuar jetën”, kështu titullohet e gjitha kjo nga Spanja. /Sport Ekspres/