VIDEO | Ibrahimoviç nuk di të ndalet, fiton çmimin për golin e vitit

Zllatan Ibrahimoviç na ka mësuar me golat e tij të mrekullueshëm. Të gjithë e mbajnë mend atë realizim mbresëlënës në ndeshjen me Anglinë në 14 nëntorin e vitit 2012. Gjithsesi, edhe pse tani mosha për të varur këpucët në gozhdë po afron, suedezi po kujdeset që ta mbyllë në mënyrën më perfekte, duke dhuruar spektakël për tifozët në Amerikë.

Shtatlarti ka realizuar një “lumë” me gola, por më të veçantin ai e shënoi që në debutim. Në ndeshjen me Los Anxhelos FC, 37-vjeçari befasoi portierin kundërshtar me një goditje mjaft të bukur nga mbi 45 metra.

Një goditje fantastike e cila i çoi peshë lojtarët e LA Galaksi. Pikërisht ky gol ka marrë dhe më shumë vota, duke i dhuruar një tjetër trofe individual Ibrës. Sigurisht që është një vlerësim jo i vogël për një 37-vjeçar, edhe pse në futbollin ku gjithçka bëhet për para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *