VIDEO | Ibra shënon përsëri, suedezi në formë të çmendur

Zllatan Ibrahimoviç vijon me formën e mirë, teksa ka udhëhequr Los Anxhelos Galaksi drejt triumfit ndaj Hjuston Dinamos. Fitore 2-1 për Los Anxhelos, e gjashta në shtatë ndeshje, që e ndihmon të renditet në vendin e dytë.

Ibra ka shënuar golin e parë në minutën e 31-të, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë. Goli i shtatë për suedezin në po kaq ndeshje, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë, Karlos Vela. Nisja e sezonit ka qenë fantastik për 37-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *