VIDEO | Ibra e nis mbarë, gol dhe fitore për Los Anxhelosin

0

Sezoni i ri ka nisur në mënyrën më të mirë për Zllatan Ibrahimoviç. Suedezi shënoi golin e fitores për Los Anxhelos Galaksi në ndeshjen kundër Çikagos Fire. Ndeshja nisi keq për ekipin e Ibrës. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 49-të me anë të Sapong, por mbrojtësi Steres barazoi rezultatin në mesin e pjesës së dytë.

Los Anxhelos u hodh në kërkim të fitores dhe dhjetë minuta përpara fundit të ndeshjes erdhi goli i fitores. Ibra shfrytëzoi një top të kthyer nga traversa dhe goditi fort me kokë. Topi përfundoi në rrjetë dhe në stadium nisi festa.

Një gol deçiziv dhe në momentin e duhur për gjigantin e sulmit, i cili po tregon se nuk kanë shumë rëndësi 37 vitet që mban mbi supe.

Kjo ishte ndeshja e parë e sezonit të ri në MLS, ndërsa ndeshjen e radhës Los Anxhelos Galaksi do ta zhvillojë kundër Dallasit në transfertë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.