VIDEO/ I zakonshmi “djaloshi magjik” dhe pastaj Rashica, shqiptari futet në historinë e Werder mes paradoksit

Werder Bremeni është duke fituar me rezultatin 3-2 ndaj Dortmundit, ndërsa vazhdon të luhet ndeshja e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. E si mund të mungonte djaloshi magjik Haland, që po kthehet në makineri golash?

Sulmuesi norvegjez u aktivizua në minutën e 46 të takimit dhe në të 62 arriti të dërgonte topin në rrjetë duke e kaluar bukur portierin. Shifrat do të shkonin në 2-1 në favor të Werderit, por avantazhin do ta shtonte Milot Rashica.

Shumë kritikë kishte nisur në Gjermani për këtë lojtar që nuk po arrinte të shënonte, me mediat prestigjoze që shkruanin se kishte rënë nga forma. Por paradoksalisht Rashica është futur sot në historinë e Ëerder Bremenit si i pari futbollist që ka arritur të shënojë 6 gola rresht në ndeshjet e Kupës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *