VIDEO/ I qëllon me shuplakë Kandrevës, De Pauli del me të kuq dhe goli i pazakontë i Sensit

Interi po kryeson me rezultatin 1-0 në pjesën e parë ndaj Udinezes, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Shumë më e vështirë rezultoi kjo ndeshje në minutat e para për zikaltrit, që nuk po arrinin dot të thyenin mbrojtjen e kundërshtarëve.

Por dalja me të kuq e De Paul, e lehtësoi më shumë misionin. Një veprim tërësisht i pashpjegueshëm i lojtarit të Udinezes, që ra pre e provokimit të Kandrevës, duke e qëlluar me shuplakë dhe duke lënë fushën e lojës.

Arbitri e pa me VAR këtë epsiod dhe kurrsesi nuk mund të kishte një tjetër vendim. Goli i parë do të ishte disi i çuditshëm për Interi, pasi erdhi nga Sensi që fitoi një duel me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, megjithëse është vetëm 1.67 cm. /Sport Ekspres/