VIDEO/ I përhershmi Muriqi! Tjetër gol me Fenerbaçen, i mohuan edhe penalltinë

Vedat Muriqi ka gjetur një tjetër gol në kampionat, ndërsa Fenerbaçe është duke përballur ndaj Ankaragacu. Një ndeshje shumë e lehtë për ekipin e njohur turk në letër, por që miqtë kanë befasuar duke kaluar të parët në avantazh.

Në minutën e 73 të takimit do të vinte edhe goli i përmbysjes nga Vedat Muriqi, që e kishte disi të lehtë të dërgonte topin në rrjetë, pasi një pasimi fantastik që erdhi nga krahu i majtë. Gjithashtu për t’u përmendur vlen fakti se sulmuesit shqiptar i është mohuar edhe një penallti e paakorduar nga kryesori i takimit. Fenerbaçe po kryeson në rezultatin 2-1, ndërsa ka ende disa minuta loje për t’u zhvilluar. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/FenerVidyo/status/1175475574527135751

 

https://twitter.com/FenerVidyo/status/1175479446469513217

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *