VIDEO/ I njëjti Flamurtar edhe në 2020, perla e Hygor ngre gjithë tifozët në këmbë

Flamurtari vazhdon të njëjtën gjëndje të vështirë, teksa e ka humbur përballjen e parë zyrtare për vitin 2020. Këtë herë në transfertë ndaj Vllaznisë në shifrat 2-0, ndërsa vlonjatët nuk e kanë marrë ende fitoren e parë në këtë kampionat.

Gilman Lika do të shënonte golin e parë të takimit nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Malota që kishte kontaktin e Muçollarit. Pavarësisht hezitimit të kryesorit të ndeshjes për ta akorduar 11-metërshin dhe kontestimeve të lojtarëve vlonjatë, Lika nuk do të gabonte për të shënuar. Ndërkohë në minutat e fundit të pjesës së dytë, do të vinte kryevepra e Hygor me rroveshatë që ka ngritur në këmbë gjithë tifozët e Vllaznisë. /Sport Ekspres/

 

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Bardulla, Lika, Shtubina, Hristov

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Muçollari, Haruni,  Rrapaj, Vrapi, K. Nebihu, Kreshpa , Hoxhaj, Ribaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *