VIDEO/ I mjaftojnë vetëm dy ndeshje te Brescia, “Supermario” gjen golin e parë në Itali

Mario Balotelli ka gjetur golin e parë në Serie A për këtë sezon dukë shënuar ndaj ekipit të Napolit në transfertën me këta të fundit. Ndeshja është në shifrat 2-1 për napoletanët, ndërsa Balotelli ka shënuar golin e vetëm për sekipin e tij.

Sulmuesit italian i mjaftuan vetëm dy ndeshje me skuadrën e Brescias për të bërë detyrën e tij, atë të shënimit të golave. Goli ka ardhur në minutën e 67 të takimit, ku “supermario” e ka goditur topin saktësisht më kokë pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit.

Ndërkohë në kampin napoletan kanë lindur shpresa për mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj. Shkodrani ka hyrë në fushën e lojës në minutën e 76, si pasojë e një zëvendësimi të detyruar nga ana e Ancelottit, pas daljes me barelë nga loja e mbrojtësit Maksimoviç./Sport Ekspres/