VIDEO | I hoqi fitoren, Vershtapen dhe Okon kapen me duar pas garës

0

Përfundoi me fitoren e Luis Hemilton dhe me një sherr pas garës Çmimi i Madh i Brazilit në Formula 1. Maks Vershtapen nuk i mbajtën nervat kur gjeti përballë Okon.

Në xhiron e 44-t, kur kishte krijuar një distancë sigurie nga Hemilton, piloti i Red Bull humbi kryesimin. Ai tentoi të kalonte makinën më të ngadaltë të francezit, i cili nuk ia liroi trajektoren. Nga kontakti i dy makinave, Vershtapen doli nga pista, koha e mjaftueshme që Hamilton ta parakalonte, për të triumfuar më pas në Interlagos.

“Ti idiot!”, ishim fjalët e Verstapen menjëherë sapo u përball me pilotin që e nxorri nga pista dhe i hoqi fitoren. Justifikimet e Okon ishin të kota. Holandezi vetëm e shtynte me duar, duke vazhduar ofendimet.

Për të larguar pilotin e Red Bull nga rivali menduan punonjësit e pit-lane, me Okon që shfaqej i çuditur nga reagimi, ndërsa tentonte të justifikonte veprimet e tij në pistë. Vershtapen u largua për të marrë trofeun e vendit të dytë në podium, arritje e festuar përgjysmë, me fitoren që i iku nga duart prej gjestit të pakuptueshëm të kundërshtarit më të dobët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.