VIDEO/ I gjakosur dhe mes ulërimave, Ngo tregon festën në dhomat e zhveshjes

I gjakosur dhe mes ulërimave, Ngo ka treguar festën e madhe në dhomat e zhveshjes te Tirana. Sulmuesi ka sjellë panoramën e lojtarëve bardheblu, që ashtu si edhe tifozët e tyre, kanë kënduar këngë për klubin nga adrenalina e madhe që i solli derbi i fituar.

Për më tepër një takim që nuk fitohej prej 5 vitesh dhe rekordi i Partizanit u thye në momentin kur askush nuk e priste. Kjo pasi Tirana vinte në çastin më të keq, ndërsa ishte edhe pa trajner, pasi Egbo erdhi si një zgjedhje provizore, megjithëse mori tre pikët ndaj të kuqëve. /Sport Ekspres/