VIDEO/ “I erdhi keq” për supergolin e mohuar të Under, Bufon e fut vetë topin në portën e Juventusit

Juventusi ka arritur të fitojë pastër ndaj Romës në shifrat 3-1 për Kupën e Italisë. Golat e Ronaldos, Bentakur dhe Bonuçi e mbyllën pjesën e parë në fitoren e pastër, duke mos lënë shumë diskutime sa i përket ekipit që do të triumfonte në këtë përballje.

Madje edhe golin e nderit për Romën e ka shënuar portieri i Juventusit, Bufon. Cengiz Under do të bënte një kalim të bukur për të goditur portën nga krahu e për të shkuar në qendër, ndërsa gjuajtja e kalibruar nga distanca u ndal në traversë. Një supergol i mohuar nga fati, por topi do të kapte aksidentalisht në dorën e Bufonit dhe do të shkonte për në rrjetë, atje ku edhe ishte nisur. /Sport Ekspres/