VIDEO/ I çmend të gjithë komentatorët, De Bryune shënon golin e vitit te Manchester City

Një ndeshje e jashtëzakonshme ishte ajo mes Neëcastle dhe Manchester City, me emocione që vetëm “Premier League” mund t’i dhurojë dhe e përfunduar me rezultatin 2-2. Sterling gjeti golin e parë në minutën e 22, por vetëm pas 6 minutash, do të vinte barazimi nga Ëillems.

Për të mbërritur te goli i De Bryne në minutën e 82, atje ku zbrazi gjithë potencialin e tij. Një gjuajtje e jashtëzakonshme nga distanca e ka ndalur topin në traversë dhe rrjetë, duke ia bërë të pamundur portierit që të reagojë.

Të gjithë komentatorët e kësaj ndeshje janë mrekulluar nga ky realizim, që mund të jetë edhe goli më i bukur i vitit. Por nuk mbaron këtu, pasi vetëm disa minuta më vonë, Shelvey do të barazonte me një tjetër gol të mrekullueshëm nga distanca, e cila kishte shumë teknikë. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/D9INE_XF/status/1200779327324844034

 

https://twitter.com/Arthur_szn/status/1200779525346357259