(VIDEO) I biri kërkoi ta qethte si “Ronaldo”/ I ati ka një problem, njeh vetëm një Ronaldo… atë të vitit 2002

Mbyllja në karantinë e të gjithë Europës dhe botës ka një sjell një problem të ri veç të tjerash, atë të mungesës së një beriberi. Një “vështirësi” që e kanë vuajtur jo vetëm futbollistët apo personazhet e njohur por edhe qytetarët e thjeshtë. E një rast epik na vjen nga Anglia. Atje ku një djalë i ri i ka kërkuar të atit ta qethë në shtëpi. Madje djali kishte një dëshirë për tu përafruar modelit të flokëve të Cristiano Ronaldos. Duke i referuar një foto të atit, djali tregoi edhe modelin që do të dëshironte. Por në fund rezultati ishte i pabesueshëm.

I ati e qethi të birin si Ronaldo. Jo si ylli portugez i Juventus por si “Fenomeni”. Këtu ishte i gjithë problem dhe mosmarrëveshja pasi i ati njihte vetëm një Ronaldo, atë të viti 2002. Fenomeni në Botërorin e atij viti bëri një qethje të çuditshme duke lënnë vetëm pjesën e balukeve që i biri ta njihte në stadium. Ndërsa këtë herë një baba i tregoi të birit se mmodeli i vërtetë i Ronaldos, është ai i vitit 2002. I mërzitur nga rezltati djaloshi në video shihet duke qarë ndërsa i ati mjat i lumtur për qethjen e bërë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *