VIDEO/ Hungarezët i shkaktojnë humbjen e dytë, Partizani nuk merr rezultate në Antalia

Partizani ka pësuar humbjen e dytë gjatë fazës përgatitore që ekipi po zhvillon në Antalia të Turqisë. Fillimisht do të ishte Trabzonsposi ai që do të mposhte me rezultatin 1-0 të kuqtë, ndërsa një tjetër humbje ka ardhur ditën e sotme nga Honved. Hungarezët kanë fituar këtë takim miqësor me shifrat 2-0, teksa kanë arritur të shënojnë nga një herë në secilën pjesë.

Goli i parë do të vinte në minutën e 36, kur Lanzafame do të shndërronte në gol një goditje dënimi për suadrën e tij, duke e dërguar topin pas shpinës së Alban Hoxhës. Më pas do të ishte futbollisti Cipf që do të dyfishonte shifrat në minutën e 62 të takimit, duke vulosur kështu përfundimisht edhe rezultatin e ndeshjes./Sport Ekspres/