VIDEO/ Humbje mes vërshëllimave, Muriqi në qendër të polemikave edhe për VAR-in

Fenerbaçe ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-1 ndaj Anatalyasporit, në një ndeshje ku kërkoheshin tre pikët për të mbajtur hapin dhe për të konkurruar për titullin kampion. Pavarësisht dëshirës dhe sulmeve të shumta, goli i barazimit nuk ka ardhur nga ana e vendasve.

Ndërkohë tifozët kanë vërshëllyer në gjithë minutat e fundit, duke kërkuar golin me patjetër nga skuadra e tyre dhe duke mos e pëlqyer kthimin pas të topit. Vedat Muriqi nuk ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjen e sotme, madje duke kaluar edhe në qendër të polemikave.

Madje kanë qënë dy momente kur sulmuesi shqiptar i ka shkuar në limite një ndëshkimi të rëndë nga arbitri, por duke ia hedhur paq dhe duke dalë i pandëshkuar, megjithëse në Turqi ekziston edhe VAR-i. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/atavratfelipe/status/1180178070940127232

 

https://twitter.com/EmreErgenekon/status/1180184411423334400