VIDEO | Humbja e Juves gëzon rivalët, shpërthejnë fishekzjarrët në Napoli

Juventusi ka hidhëruar tifozët e saj mbrëmë me atë humbje. Por sa shumë janë gëzuar kundërshtarët pa fund të “zonjës”. Të fitosh gati një dekadë Serinë A është e pamundur të mos krijosh armiq. Inat të madh kanë akumuluar tifozët e Napolit, që po të mos ishte Juventusi do të festonin me patjetër të paktën një titull.

Kështu çdo dështim i djemve të Alegrit, festohet pa fund në Napoli. Komentet e shumta në internet këtë radhë janë zëvëndësuar me diçka më origjinale, me fishekzjarre. Si duket tifozët napoletan nuk qëndrojnë me këmbë ne tokë për të pritur ndeshjen ndaj Arsenalit nesër, por zgjedhin të festojnë humbjen e Juves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *