VIDEO | Homazhet, Leisteri nderon ish-presidentin

Në mënyrë të papritur u nda nga jeta presidentin i Leister Sitit, Viçai Srivadhanaprabha, pasi avioni ku ai po udhëtonte u përplas sapo kishte përfunduar ndeshja e skuadrës së tij me Uest Hamin.

Lajmi i vdekjes është konfirmuar mbrëmjen e djeshme dhe sot nuk kishte si të mos mungonin homazhet për personin i cili bëri mrekullinë në vitin 2016, kjo për faktin se ekipi i tij arriti që të shpallej kampion në premier Ligë.

Në stadiumin “King Pauwr Stadium” të gjithë punonjësit e klubit të “dhelprave” kanë pritur familjarët e ish-presidentit, për t’i ngushëlluar këta të fundit. Familja e Srivadhanaprabha ka takuar të gjithë lojtarët të cilët ishin në rrethin e mesit të fushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *