VIDEO | Hofenhejmi fitore me aromë europe, Herta në krizë

Hofenhejmi i shënoi Hertës së Berlinit nga një gol për pjesë për të siguruar fitoren e katërt në kampionat në pesë ndeshjet e fundit. Ky trepikësh e ngjit ekipin e Julian Nagelsman në vendin e gjashtë me 47 pikë, duke u kualifikuar për momentin në kupat europiane.

Një sulm i bukur i vendasve u konkretizua nga një diagonale e fortë e Nadiem Amirit, i cili kaloi vendasit në avantazh në minutën e 29’. Dyfishimi dhe sigurimi i trepikëshit erdhi 11 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Reis Nelson shënoi me kokë nga brenda zonës. Anglezi kishte zëvendësuar më parë Amirin, autorin e golit të parë të ndeshjes. Kjo ishte humbja e pestë rresht në kampionat për ekipin nga kryeqyteti që renditet në vendin e 11-të me 35 pikë.

Hofenhajm-Herta Berlin 2-0
(Amiri 29’, Nelson 79’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *