(VIDEO) Hofenhajmi bën të qajë Bajernin!

0

Quhet Mark Uth dhe ndoshta këtë mbrëmje do ta mbajë mend gjatë, sepse t’i shënosh dy gola një skuadre si Bajern Mynih nuk është nga ato ngjarje që ndodhin gjithmonë… Madje, duhet një paraqitje perfekte dhe një ditë e zezë për kampionët e Gjermanisë. Kështu, Mark Uth, i blerë vetëm 3 milionë euro në vitin 2015 nga Hofenhaim nga Herenveni në Holandë, sonte ka qenë fantastik, duke mposhtur Nojer me shokë. Një ndeshje për t’u harruar e skuadrës së Ançelotit, që nuk ka përfituar nga barazmi 0-0 i Dortmundit në fushën e Frajburgut, për ta kapur ose kaluar në renditje. Dhe, me 5 gola të shënuar e tri të pësuar, ky sezon s’ka nisur edhe aq mirë… Kambana e alarmit ka rënë…

Hoffenheim vs Bayern Munich (2-0) HIGHLIGHTS by footbie.com

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here