VIDEO/ Historitë me arbitra janë të zakonshme në La Liga, Reali fiton me penallti dhe afër titullit kampion

Historitë me favorizime dhe arbitra janë bërë mëse të zakonshme në La Liga. Sa herë që Reali i Madridit dhe Barcelona zbresin në fushën e lojës do të ketë diskutime të mëdha pas ndeshjes, megjithëse me hyrjen e VAR-it duhej që të evitoheshin.

Këtë herë madrilenët fituan me shifrat 1-0 ndaj Getafes falë golit të Serxho Ramos nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 80. Këtë herë nuk ka dyshime për 11-metërshin e dhënë në favor të ekipit të Zidan pasi ishte i saktë vendimi i arbitrit, që duket qartësisht edhe nga përsëritjet e pamjeve. Por Getafe pretendon të paktën në dy raste për të fituar penallti dhe që janë të diskutueshme, të cilat nuk janë akorduar në favor të saj. Aktualisht Reali i Madridit shkon në 4 pikë diferencë me Barcelonën kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i La Liga-s. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *