VIDEO | Historike, një 19-vjeçar shkatërron rekordin e legjendës Phelps

Notari hungarez Kristof Milak ka befasuar të gjithë duke thyer rekordin botëror në garën e 200 metrave stil flutur. 19-vjeçari regjistroi një kohë prej 1:50.73, duke thyer rekordi e mbajtur prej më shumë se 10 vitesh nga legjenda amerikane Michael Phelps me 0.78 sekonda, diferencë kohore kjo jashtëzakonisht e madhe për këtë lloj disipline sportive.

Arritja e hungarezit bëhet akoma më pabesueshme po të merret parasysh fakti se rekordi i Phelps u vendos me kostumet “super suit”, produkte këto që prej disa vitesh konsiderohen ilegale nga trupat qeverisës së sportit të notit.

Paraqitjet më të mirë të të gjitha kohërave në 200 metra stil flutur

Kristof Milak (HUN), 1:50.73 – 2019

Michael Phelps (USA), 1:51.51 – 2009

Michael Phelps (USA), 1:52.03 – 2008

Michael Phelps (USA), 1:52.09 – 2007

Michael Phelps (USA), 1:52.20 – 2008

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *