VIDEO | Historike në MLS, Atlanta e Tata Martinos kampione!

Atlanta Junajtid arriti një fitore historike përballë Portland Timbers, duke fituar titullin kampion. Finalja e madhe e MLS u mbyll me rezultatin 2-0 për Atlantën, që fitoi titullin e parë në historinë e saj, në sezonin e dytë në elitën e futbollit amerikan. 

Në stadium ishin rreth 73 mijë tifozë, të cilët festuan me ekipin e tyre. Jozef Martinez (venezueliani u shpall dhe lojtari më i mirë i ndeshjes) ishte autori i golit të avantazhit, ndërsa Franko Eskobar dyfishoi shifrat në minutën e 54.

Sukses dhe për Tata Martinon, trajnerin argjentinas të kampionëve të rinj. Ai e mbylli me lavdi, ndërsa tashmë pret zyrtarizimin si trajneri i kombëtares së Meksikës.

Miguel Almiron ishte ylli i skuadrës. 24-vjeçari paraguaian luan në rolin e organizatorit, ndërsa për të interesohen disa klube të Premier Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *