VIDEO |  Higuain bën humor, Lihshtajner tërbohet

Momenti i shpërndarjes së medaljeve të Europa League pati një incident interesant midis Stefan Lishtajner dhe Gonzalo Higuain. Gjithçka ndodhi në momentin kur lojtarët e Arsenalit po niseshin drejt podiumit të rrethuar nga futbollistët e Çelsit që po duartrokisnin.

Higuain ashtu si pjesa tjetër e skuadrës së Çelsit ishte në një moment hareje dhe s’mund të mungonin të qeshurat. Kjo gjë ka ngacmuar disi Lishtajneri, i cili duke përfituar nga raporti i ngushtë që ka me argjentinasin, e godet në duar në forme shakaje. Në fund ka të qeshura nga të dyja palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *