VIDEO | Heshtje në “Bernabeu”, Suarez kalon në avantazh Barçën

Pjesa e dytë ka nisur menjëherë me gol në “Santiago Bernabeu”. Janë katalanasit e Valverdes, të cilët kanë kaluar në avantazh me anë të Luis Suarez.

Në minutën e 51-të, pas një pasimi perfekt nga Usman Dembele, ishte Luis Suarez, i cili finalizoi në mënyrë perfekte, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

Tashmë, Realit i duhet patjetër të paktën barazimi 1-1, ose ndryshe çdo barazim tjetër me gola, ose humbja do t’i nxirrte jashtë kupës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *