Video/ Herta shkatërron me poker golash rivalët në derbi, talenti 20-vjeçar dhuron spektakël me golin e tij

0

Ka përfunduar edhe derbi i kryeqytetit gjerman mes Hertës së Berlinit dhe Unionit të Berlinit. Këta të fundit kanë humbur me shifrat e thella 4-0, duke bërë që të jetë qyteti të vishet me ngjyrat bardheblu. Pjesa e parë do të ishte e ekuilibruar, me ekipet që d otë drejtoheshin në dhomat e zhveshjes se porta të paprekura.

Por fraksioni i dytë i lojës do të fliste krejtësisht ndryshe dhe në favor të Hertës së Berlinit. Këta të fundit pritën vetëm 6 minuta për të shënuar një dygolësh të shpejtë. Në të 51-tën ishte Ibisevic që zhbollokoi shifrat, ndërsa vetëm 1 minutë më vonë Lukebakio do të driblonte edhe portierin dhe do të tundte për herë të dytë rrjetën.

Ndërkohë një realizim për kornizë do të ishte ai i minutës së 61 nga Cunha, i cili edhe pse 20 vjeç, ka lënë gjurmët e tij në këtë takim. Gjithçka do të niste me një driblim mjaft të bukur prej tij, ndërsa më pas do të jepte një passim fantastik për shokun e skuadrës që nuk koordinohet siç duhet për të vënë në jetë roveshatën e tij. Topi kthehet sërish në këmbët e Cunha-s, i cili në hyrje të zonës shënjestron vetë portën duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të mirëkalibruar. Për të mbyllur serinë e goalve do të mendonte Boyata, që në minutën e 74-t i çon shifrat në 4-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.