VIDEO | Hemilton nuk zhgënjen në shtëpi, Fetel “e bën baltë”

Luis Hemilton është shpallur fituesi i pistës britanike. Piloti i Mercedes e nisi në vend të garën, por ia doli të parakalojë kolegun e tij finlandez Valteri Botas, i cili mbajti deri në fund të garës vendin e dytë. Podiumi plotësohet nga i riu i Ferrarit, Sharl Lekler.

Momenti më interesant i garës ishte përplasja midis Sebastien Fetel dhe Maks Vershtapen. Piloti i Ferrarit është bërë sërish protagonist i Formula 1 për shkak të një manovre mjaft të rrezikshme që solli përplasjen e makinës së tij me atë të rivalit holandez Maks Vershtapen.

 

Renditja e përgjithshme e pikëve të Formula 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *