VIDEO: Hazard gabon llogaritë, David Luiz e korrigjon me një shpullë

Moment komik pas ndeshjes së djeshme mes Çelsit e Totenhemit në Kupën e Ligës në Angli, ku Çelsi fitoi me 11-metërsha dhe u kualifikua për në finale.

Eden Hazard, i shpallur Lojtari i Ndeshjes, po jepte intervistë dhe po thoshte: “Ata shënuan në rastin e vetëm që patën, ne patëm disa raste, por nuk shënuam“.

Aty ndërhyri David Luiz, i cili priste radhën për intervistë. Braziliani e goditi me shuplakë pas koke, duke i tërhequr vëmendjen: “15“, duke bërë që Hazard të korrigjohej: “Po, patëm 15 raste për gol“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *