VIDEO | Hart, Azpilikueta dhe Milner! “Viktimat” e yllit Anderson

Felipe Anderson ka qenë një nga zbulimet më të suksesshme të Igli Tares te Lacio. Sulmuesi brazilian ka cilësi dhe aftësi të jashtëzakonshme me topin, si dhe ka krijuar raporte të mira me golin në vitet e fundit.

Paraqitjet e tij fantastike me Lacion në Serie A bënë që Uest Hemi të thyejë bankën dhe të paguajë plot 38 milionë euro për shërbimet e tij, duke e bërë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit. Sezoni i Anderson deri më tani në Premier Ligë? I shkëlqyer!

Përveçse ka qenë lojtari më i mirë për “The Hammer”, Anderson ka treguar dhe një klas të jashtëzakonshëm, duke dribluar dhe “turpëruar” emra shumë të njohur të kampionatit anglez. Faqja zyrtare e Premier League në platformën “Facebook” i ka kushtuar një video yllit brazilian, me këtë të fundit që i bën “tunele” disa nga lojtarëve më të mirë në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *