VIDEO: Harrojeni Francë-Gjermani, ndeshja e vitit u luajt në Gjibraltar!

Historia u shkruajt fundjavën e shkuar, por sot u rishkrua, sepse Gjibraltari në 3 ditë është transformuar nga Hirushe në Princeshë.

Vetëm 34 mijë banorë, sa një lagje e Tiranës, por Gjibraltari tashmë mund të krenohet se ka një kombëtare të vërtetë futbolli, nga ato që dinë edhe të fitojnë.

Të shtunën fitore e pabesueshme 1-0 në Armeni, sot një fitore tjetër e bujshme, me përmbysje, 2-1 ndaj Lihtenshtejnit.

5 vite pritje, vetëm humbje e gola me thasë, por futbolli ka ndryshuar dhe nuk ka më amatorë të pashpresë.

Heroi është Hoze Çipolina, autor i golit të fitores në Armeni dhe po ashtu i fitores së sotme, por heronj janë të gjithë, edhe tifozët e pranishëm në stadiumin fantastik poshtë një shkëmbi gjigant në Victoria Stadium.

Një histori për film, Gjibraltari është vetëm 3 pikë larg Maqedonisë kryesuese në grupin e vet në Ligën D. Nuk do kualifikohen? Kujt i intereson, tashmë Gjibraltari e ka fituar Botërorin e vet!

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *