VIDEO | Hap fals i Milwaukee Bucks, triumfojnë 76ers

0

Milwaukee Bucks është mposhtur nga Brooklyn Nets me rezultatin 128-133, në një ndeshje ku mungoi Giannis Antetokounmpo. Miqtë bënë një ndeshje të mirë, teksa shënuan të 10 basketbollistët që kishte në dispozicion stafi teknik. Më lart nga të tjerët ishin D’Angelo Russell (25 pikë, 10 asiste, 2 rikuperime) dhe Caris LeVert (24 pikë, 6 asiste, 2 rikuperime). Eric Bledsoe për Bucks shënoi 33 pikë, kurse Khris Middleton 24.

Philadelphia 76ers ka likuiduar 96-116 Chicago Bulls dhe ka regjistruar fitoren e 50-të sezonale. Joel Embiid (20 pikë, 5 asiste, 10 rikuperime) dhe JJ Redick (23 pikë, 1 asit, 5 rikuperime) morën për dore skuadrën e tyre dhe e çuan drejt triumfit. JaKarr Sampson, i Bulls, ishte shënuesi më i mirë me 29 pikë.

Milwaukee Bucks-Brooklyn Nets 128-133
Chicago Bulls-Philadelphia 76ers 96-116

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.