VIDEO | Hap fals i Milanit, “djallit” tani i duhet një nder nga Interi

Milani nuk ia ka dalë të marrë tri pikët në transfertën e sotme ndaj Parmës. Të dy ekipet janë ndarë me nga një pikë në përfundim të 90 minutave që u mbyllën me rezultatin 1 – 1.

Loja nuk kishte shumë raste, por Milani ia doli të zhbllokonte i pari rezultatin me anë të Kastijehos në minutën e 69-të. Për të prishur festën e “djallit” mendon 37-vjeçari Bruno Alvesh, i cili barazon shifrat në të 87-ën duke ekzekutuar në perfeksion një goditje dënimi.

Tani Milanit i duhet të shpresojë që “fqinjët” e Interit të mos humbasin në sfidën e sotme ndaj Romës, përndryshe vendi i katërt do t’u kalojë kryeqytetasve.

Parma 1 – 1 Milan
Shënues: Bruno Alvesh 87’  / Kastijeho 69’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *