VIDEO/ Hakmarrje e vogël e Etrit Berishës, mund Atalantën dhe trajnerin që nuk i besoi në Seria A

SPAL-i ka marrë një fitore surprizuese ndaj Atalantës në mbrëmjen e sotme në shifrat 1-2. Ekipi nga Bergamo nuk është i lehtë për t’u mundur, e sidomos në shtëpi. Disfata i vjen nga SPAL-i që duket të jetë në luftë për mbijetese në këtë sezon.

Ilicic ka shënuar i pari, por Petagna dhe Valoti përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Një gëzim dhe “hakmarrje e vogël” edhe për Etrit Berishën që ka qenë në mbrëmjen e tij madje duke marrë edhe rolin e heroit në sekondat e fundit me pritjen ndaj Zapatas. Ky i fundit nuk do të kishte besimin e Gasperinit, për t’u larguar nga Atalanta.

Portierit shqiptar iu mohua mundësia për të luajtur në “Champions League”, ndërsa kësaj skuadre iu bashkua që kur ishte në momentet më kritike me të njëjtin trajner. E kur sukseset po vinin, Gasperini zgjodhi Golinin si portier të parë, që përveç faktit se është italian dhe i ri, gjithë pjesa tjetër ishte më poshtë Etrit Berishës. /Sport Ekspres/