VIDEO | Hakmarrje e ëmbël, Kejn ndëshkon Kroacinë dhe… Spanjën!

0

Spektakël, gola dhe emocione të forta në stadiumin “Wembley”. Deri 12 minuta përpara fundit të ndeshjes, Kroacia ishte në vendin e parë në grupin 4 të Ligës së Kombeve, falë golit të shënuar nga Andrej Kramariç në minutën e 57. Një gol fantastik i sulmuesit të Hofenhajmit, i cili pasi bën çtë dojë në zonën e Anglisë, godet me të djathtën duke gjetur golin.

Lingard barazoi ndeshjen në minutën e 78 pas një pasimi të Kejn, duke çuar në festë tifozët e pranishëm dhe… Spanjën! Një barazim në këtë sfidë kualifikonte më tej kombëtaren iberike, por Herri Kejn nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit.

Sulmuesi i Totenhemit shënoi në minutën e 85, duke kthyer rezultatin dhe dërguar Anglinë në krye të grupit. Krosim i Çiluell nga e majta, pasiguri e mbrojtjes kroate dhe Kejn nuk fal nga brenda zonës.

Një hakmarrje e vogël për djemtë e Southgejt, të cilët u eliminuan nga kroatët në gjysmëfinalen e kupës së botës. Kombëtarja e “Tre Luanëve” e mbyll grupin në vendin e parë me 7 pikë, ndjekur nga Spanja me 6 pikë, ndërsa nënkampionët e botës e mbyllin në vend të tretë dhe të fundit me 4 pikë.

Angli-Kroaci 2-1
(Lingard 78′, Kejn 85′ / Kramariç 57′)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.