VIDEO | Guri rikthehet te goli, shijoni rrjetën e sulmuesit kuqezi

0

Sidrit Guri i ka dhënë fitoren skuadrës së Ostendes në miqësoren kundër holandezëve të Utreht. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e fitores në minutën e 78’ të takimit, duke plotësuar përmbysjen për skuadrën e tij.

Edhe pse nuk ka kaluar një sezon të mirë deri më tani, duket se drejtuesit e klubit belg kanë ende besim te bomberi shkodran. Drejtori sportiv i Ostendes, Hugo Brus pati deklaruar më herët se besimi nuk mungon te Guri dhe tha se duhet t’i jepej kohë për të treguar potencialin e tij

“Po, e di që Guri ka shënuar vetëm një herë, por le t’i japim kohë. Nëse shënon 27 gola në Shqipëri në një vit, do të thotë që e ke idenë si shënohet”,- tha Brus për “Het Nieuçsblad”.

Miqësore

Utreht – Ostende  1-2
Shënues: Venema 64’ / Batalie 74′, Guri 78’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.