VIDEO | Griffin çmonton Clippers, Oklahoma ia del ndaj Spurs

Los Angeles Clippers është befasuar nga Detroit Pistons, që ka triumfuar me rezultatin 104-109. Blake Griffin arriti të shënonte 44 pikë, ndërkohë që edhe Andre Drummond ishte në një formë të shkëlqyer. Ai arriti të shënonte 20 pikë dhe rikuperoi plot 21 topa. Një ndeshje mjaft e fortë, që Michigani i dha drejtim që në periodën e parë kur regjistroi një diferencë të konsiderueshme dhe më pas Clippers nuk arritën ta përmbysnin rezultatin.

Karl-Anthony Towns ka marrë për dore Minnesota Timberwolves, që kaloi me sukses New Orleans Pelicans. Ky takim përfundoi 110-106, ndërkohë që Karl-Anthony shënoi 27 pikë dhe rikuperoi po aq topa. Anthony Davis dhe Jrue Holiday, të cilët shënuan 30 dhe 25 pikë, nuk arritën ta shmangnin dot humbjen e skuadrës së tyre.

Oklahoma City Thunder-San Antonio Spurs, që u mbyll 122-112, ishte një nga takimet interesante në NBA. Russell Westbrook (24 pikë, 7 asiste, 10 topa të rikuperuar) dhe Paul George (18 pikë, 4 asiste, 11 topa të rikuperuar) udhëhoqën skuadrën e tyre drejt triumfit.

Disfatë surprizuese për Denvet Nuggets, që i mundi 102-93 Phoenix Suns. Utah Jazz bëri detyrën kundër Chicago Bulls, duke triumfuar 110-102. Donovan Mitchell arriti të shënonte 34 pikë, kurse Rudy Gobert realizoi 15. Ky i fundit dha gjithashtu 8 asiste e rikuperoi 16 topa.

Los Angeles Clippers-Detroit Pistons 104-109
Miami Heat-Memphis Grizzlies 112-108
Orlando Magic-Boston Celtics 105-103
Minnesota Timberwolves-New Orleans Pelicans 110-106
Oklahoma City Thunder-San Antonio Spurs 122-112
Phoenix Suns-Denver Nuggets 102-93
Sacramento Kings-Charlotte Hornets 104-97
Utah Jazz-Chicago Bulls 110-102

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *