VIDEO | Grasshopersi drejt rënies, tifozët bëjnë “hatanë” në Zvicër

0

Ndeshja midis Sionit dhe Grasshopersit është anuluar në minutën e 55-të për shkak të hedhjes së vazhdueshme të mjeteve piroteknike në fushën e lojës nga tifozët e Grasshopersit. Tifozët e indinjuar nga rezultati dhe nga fakti se skuadra rrezikon rënien nga Superliga zvicerane ndërmorën këtë akt ekstrem.

Në një njoftim të minutave të fundit, klubet bënë të ditur se takimi nuk do të rifillojë dhe me shumë gjasa Sionit do t’i jepet një fitore në tavolinë.

Futbollistët shqiptarë Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami ishin protagonistë në këtë sfidë, i pari duke asistuar  golin që zhbllokoi sfidën, ndërsa i dyti shënoi golin tjetër të vendasve.

Asisti i  Lenjanit

Goli i Kasami

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.