VIDEO | Gomis tromaks vogëlushin, historia ka një fund të lumtur

Sulmuesi francez Bafetimbi Gomis është rikthyer në vëmendjen e të gjithë mendjeve botërore, për shkak të një episodi krejt të veçantë që ndodhi në ndeshjen e fundit të 33-vjeçarit.

Gjithçka ndodhi në takimin midis skuadrës së tij Al-Nasr dhe rivalëve të Al-Itihad. Francezi zhbllokoi dhe çoi skuadrën e tij në avantazh. Për të festuar këtë gol, Gomis, kreu festën e tij tipike, duke imituar një panterë, ky festim e një arsye, pasi nofka e sulmuesit është “pantera e zezë”.

https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1098882119093374976

Mirëpo çfarë Gomis nuk llogariti reagimi që do të kishte njëri prej kapësve të topave që ndodhej shumë pranë tij. Vogëlushi u frikësua nga festa e çuditshme e futbollistit dhe ia mbathi me të katrat. Gomis e shleu “gabimin”, duke e takuar kapësin e topave pak minuta më pas dhe duke i dhuruar fanellën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *