VIDEO/ Goli spektakolar i Kros dhe protesta e Marcelo me festimin, Reali tregon dhëmbët që në pjesë të parë

Reali i Madridit është rikthye më i fuqishëm pas ndërprerjes. Këtë gjë ekipi i Zidane po e tregon ditën e sotme në fushë kundër Eibar, teksa pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 3-0. Galaktikët nuk e kanë pasur aspak të vështirë për të shënuar, teksa që në minutën e 4-t të takimit është Kros që zhbllokon shifrat. Me një gol spektakolar mesfushori gjerman shpalos gjithë teknikën që zotëron.

Ndërkohë nuk mungon as Sergio Ramos në listën e golashënuesëve, por këtë herë goli nuk vjen nga goditja e dënimit. Do të ishte një askon rrjedhës i “los blancos” dhe Hazard do të tregohej altruist për të shërbyer në zonë për Ramos, i cili ka lënë mbrojtjen dhe ka marrë për një moment rolin e qendërsulmuesit.

Për të 3-fishuar rezultatin do të mendonte një tjetër mbrojtës, Marcelo. Ky i fundit nuk ka pasur shumë hapësira gjatë këtij sezoni, por ditën e sotme ka shpërblyer besimin e Zidane. Pas shënimit të golit të tij mjaft të bukur, mbrojtësi brazilian ka vendosur të ulet në gjunjë dhe me grushtin lart proteston kështu për kauzën “Jetën e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *