VIDEO/ Goli më i çuditshëm i mbrëmjes, Totenhemi realizoi ndaj serbëve si në…”Pinball”

Në mbrëmjen e sotme të “Champions League”, goli më i çuditshëm ka ardhur në takimin mes Crevena Zvezdës dhe Totenhemit. Flitet pikërisht për realizimin e parë të këtij takimi, që u festua nga ana e Le Celsos.

Pas një aksioni dhe shumë goditje të rrëmujshme në zonë, duke u kapur dy herë traversa dhe shtylla, por edhe goditjet e njëpasnjëshme që përfundonin në trupin e kundërshtarëve, topi do të hynte në rrjetë. Një gol ky që më së shumti të kujton lojën “Pinball”, që pas shumë goditjeve të sferës dhe përpjekjeve, ka vetëm një përfundim.

Më pas do të vinte edhe dopieta e koreanojugorit Son dhe Eriksen, për ta mbyllur takimin në rezultatin 0-4. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/efsanetvitler/status/1192185373310554113