VIDEO/ Goli magjik i 17-vjeçarit të Dortmundit i çmend të gjithë! Arbitri e djallos dhe vendos ndeshjen

Ndeshja mes Werder Bremenit dhe Dortmundit që u mbyll në shifrat 3-2 në Kupën e Gjermanisë ka përfunduar mes golave, spektaklit dhe shumë polemikave. Milot Rashica dhe Haland do të linin gjurmën e tyre me gola të bukur, por asgjë prej tyre nuk mund të barazohet me…perlën e 17 vjeçarit Giovani Reyna.

Ky i fundit ka dribluar kundërshtarët me lëvizje të bukura dhe një goditje nga distanca ka gjetur cepin e rrjetës. Rezultati shkoi në 3-2, ndërsa arbitri ka marrë rolin e protagonistit në minutën e 84. Futbollisti i Ëerderit, Moisander, ka goditur futbollistin e Dortmundit, 17-vjeçarin Reyna. Por cili ka qenë vendimi i arbitrit?

Nga një karton i verdhë do të ndahej për të dy lojtarët dhe një vendim që mbetet i pakuptueshëm. Në një rast të ngjashëm dikur Etrit Berisha do të ndëshkohej me karton të kuq te Shqipëria pasi preku Zahavin dhe do të jepej penallti për Izraelin. Pra nëse arbitri do të zbatonte rregullin edhe në mbrëmjen e sotme, rezultati do të barazohej në 3-3 dhe Dortmundi do të luante me një futbollist më tepër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *